Botë

Trumpi mbërrin në Katar, shtetin me bazën më të madhe ushtarake amerikane në rajon

Donald Trump

Foto: Associated Press

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka mbërritur të mërkurën në Doha të Katarit, në kuadër të turneut të tij katër-ditor në shtetet e Gjirit. 

Air Force One në bordin e së cilës ishte Trumpi gjatë udhëtimit, është shoqëruar nga avionë luftarakë, përpara se të ulej në Doha, raporton BBC.

Trumpi është pritur atje nga Emiri i Katarit, Sheikh Tamim Bin Hamad Al Thani.

Në shtetin e Gjirit, ku Uashingtoni ka bazën e tij më të madhe ushtarake në rajon, Trumpi do të ketë një sërë takimesh me zyrtarë të lartë të Katarit.

Bashkëpunimi ushtarak dhe siguria rajonale pritet të jenë në krye të agjendës.

Katari ka qenë një ndërmjetës kryesor midis Izraelit dhe Hamasit, dhe përpjekjet për armëpushim në Gaza mund të diskutohen gjatë vizitës së Trumpit.