Presidenti amerikan, Donald Trump ka njoftuar të enjten një marrëveshje tregtare midis Britanisë së Madhe dhe SHBA-së, duke thënë se marrëveshja është "e plotë dhe gjithëpërfshirëse".
“Marrëveshja me Mbretërinë e Bashkuar është një marrëveshje e plotë dhe gjithëpërfshirëse që do të çimentojë marrëdhëniet midis Shteteve të Bashkuara dhe Mbretërisë së Bashkuar për shumë vite në vijim”, ka shkruar Trump në rrjetin e tij social “Truth Social”.
Ai ka shtuar se është nder i madh për të që njofton marrëveshjen e parë tregtare me Mbretërinë e Bashkuar, shkak të historisë dhe besnikërisë së gjatë mes dy vendeve.
Trumpi ka thënë se shumë marrëveshje të tjera, të cilat janë në faza serioze të negociatave do të bëhen të ditura së shpejti.
