Botë

Trumpi kërcënon Putinin, i jep kohë 12 ditë për ta pranuar marrëveshjen e paqes në Ukrainë

Trump

Foto: Associated Press

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka thënë të hënën se është shumë i zhgënjyer me presidentin rus, Vladimir Putin. Ai ka shtuar se mund ta shkurtojë afatin 50-ditor të cilin ia ka dhënë Rusisë për ta pranuar marrëveshjen e paqes në Ukrainë.

“Do t’i reduktojë 50 ditët që ia dhashë atij, sepse mendoj se e di se çfarë ka për të ndodhur”, ka thënë Trump, raporton “BBC”. 

I pyetur nga gazetarët se cili do të jetë afati i ri, ai ka thënë se është “10 ose 12 ditë nga dita e sotme”.
Gjatë takimit në Zyrën Ovale me sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, disa javë më parë, Trumpi e kishte kërcënuar si Rusinë ashtu dhe vendet që blejnë eksportet e saj me tarifa të ashpra deri në 100 për qind, në rast se s’arrihet një marrëveshje e paqes brenda 50 ditëve.

Kohëve të fundit Trumpi e ka ashpërsuar qëndrimin e tij ndaj Moskës pasi është shprehur i zhgënjyer me Putinin, për shkak të mosgatishmërisë së këtij të fundit për të ndalur luftimet.