Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i ka kërkuar Iranit të mërkurën të ulet në tryezë dhe të arrijë një marrëveshje për armët bërthamore, përndryshe sulmi i ardhshëm i SHBA-së do të jetë shumë më i keq.
"Shpresojmë që Irani të ulet në tryezë shpejt dhe të negociojë një marrëveshje të drejtë dhe të barabartë – Jo armë bërthamore - një marrëveshje që është e mirë për të gjitha palët. Koha po mbaron, është vërtet thelbësore”, ka shkruar Trumpi në një postim në rrjetet sociale.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPresidenti republikan i SHBA-së, i cili u tërhoq nga një marrëveshje bërthamore shumëkombëshe e vitit 2015 me Teheranin gjatë mandatit të tij të parë në Shtëpinë e Bardhë, ka vërë në dukje se paralajmërimi i tij i fundit ndaj Iranit u pasua nga një sulm ushtarak.
"Sulmi i ardhshëm do të jetë shumë më i keq! Mos e bëni këtë të ndodhë përsëri", ka shkruar Trumpi. Ai ka njoftuar gjithashtu se një tjetër "armadë" po lundron drejt Iranit.
Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araqchi, ka thënë se nuk kishte qenë në kontakt me të dërguarin special të SHBA-së, Steve Witkoff, ditët e fundit, dhe as nuk kishte kërkuar negociata, raportuan mediat shtetërore më herët të mërkurën.
Të mërkurën është bërë e ditur po ashtu se SHBA-ja do të nisë stërvitje ushtarake në Lindjen e Mesmë, mes tensioneve të shtuara me Iranin.
Një ditë më parë, atje ka arritur edhe aeroplanmbajtësja “Abraham Lincoln”.