Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Trumpi anulon dërgimin e të dërguarve amerikanë në Pakistan për bisedime me Iranin

1 muaj më parë / 25 pri 2026 18:53
Donald Trump

Photo: Associated Press

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Donald Trump, ka anuluar dërgimin e të dërguarve amerikanë, Steve Witkoff dhe Jared Kushner, në Pakistan për bisedime me Iranin, ka raportuar “Fox News” të shtunën.

Ndërkohë, delegacioni iranian është larguar nga Islamabadi pasi ka zhvilluar takime me zyrtarë pakistanezë.

“Nuk do të bëni fluturim 18-orësh për të shkuar atje. Ne i kemi të gjitha letrat. Ata mund të na telefonojnë kur të duan, por nuk do të bëni më fluturime 18-orëshe për të qëndruar duke folur për asgjë”, tregoi Trumpi se u ka thënë Witkoffit e Kushnerit.

Një ditë më parë, zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, kishte deklaruar se të dërguarit amerikanë do të udhëtonin drejt Pakistanit për të “dëgjuar palën iraniane”.

Irani rifilloi fluturimet komerciale nga aeroporti ndërkombëtar i Teheranit

1 muaj më parë / 25 pri 2026 11:44
Iran

Photo: Associated Press

Irani rifilloi të shtunën fluturimet komerciale nga aeroporti ndërkombëtar i Teheranit për herë të parë që nga fillimi i konfliktit me SHBA-në dhe Izraelin rreth dy muaj më parë.

Televizioni shtetëror iranian raportoi se fluturimet ishin planifikuar të niseshin për në Stamboll, kryeqytetin e Omanit, Muskat, dhe qytetin saudit të Medinës.

Irani rihapi pjesërisht hapësirën e tij ajrore në fillim të këtij muaji mes një armëpushimi me SHBA-në, i cili ndaloi luftimet midis dy vendeve.

Hapja e aeroportit vjen në një kohë kur ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, u takua dy herë me udhëheqësit më të lartë ushtarakë dhe politikë të Pakistanit që nga mbërritja e tij në Islamabad të premten në mbrëmje, thanë zyrtarët.

Sipas Ministrisë së Jashtme të Pakistanit, delegacioni iranian po zhvillojnë bisedime me udhëheqësit e lartë të Pakistanit, ndërkaq të dërguarit e SHBA-së pritet të mbërrijnë në Islamabad të shtunën. Zyrtarët nuk kanë specifikuar kohën se kur do të mbërrijnë Steve Witkoff dhe Jared Kushner.

 

Pakistani rrit masat e sigurisë për bisedimet për paqe

1 muaj më parë / 25 pri 2026 08:57
Islamabad

Photo: Associated Press

Teherani zyrtar ka thënë se nuk ka bisedime të planifikuara direkte me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por zyrtarët iranianë janë në Islamabad për diskutime me Pakistanin.

Edhe zyrtarët amerikanë janë nisur drejt kryeqytetit të Pakistanit.

Pakistani tashmë ka rritur masat e sigurisë qëkur më 19 prill, presidenti amerikan Donald Trump paralajmëroi se përfaqësues amerikanë do të shkojnë për bisedime.

Ai në Islamabad do t’i çojë emisarët Steve Witkoff dhe Jared Kushner.

Pamje të masave të sigurisë të shtunën në mëngjes:

Trumpi i çon emisarët në Islamabad, Irani përjashton bisedimet direkte

1 muaj më parë / 25 pri 2026 08:37
Donald Trump

Emisarët amerikanë pritet të udhëtojnë drejt Pakistanit gjatë të shtunës, në një përpjekje tjetër për të biseduar për armëpushimin me Teheranin, edhe pse Irani ka përjashtuar mundësinë e negociatave direkte me përfaqësuesit amerikanë.

Përpjekja e fundit për ta ndërmjetësuar armëpushimin vjen në një kohë kur armëpushimi i mëhershëm ka ndalur shumicën e luftimeve, por pasojat ekonomike janë në rritje për shkak të mbylljes së Ngushticës së Hormuzit.

Pakistani është përpjekur t’i ulë sërish në një tavolinë përfaqësuesit e të dyja shteteve, pasi presidenti amerikan Donald Trump njoftoi për zgjatjen e armëpushimit, “në nder të kërkesës së Islamabadit”.

Shtëpi e Bardhë ka njoftuar të premten se Trumpi do ta çojë Steve Witkoffin dhe Jared Kushnerin për ta takuar ministrin e Jashtëm iranian, Abbas Araghchi. Por sapo që Araghchi ka mbërritur në Islamabad, ministria e tij ka thënë se çfarëdo bisedime që mund të mbahen do të jenë indirekte dhe mesazhet do të transmetohen nëpërmjet zyrtarëve pakistanezë.

Araghchi dhe dy emisarët e Trumpit patën zhvilluar bisedime indirekte edhe në Gjenevë më 27 shkurt, mbi programin nuklear të Iranit, por gjithçka përfundoi pa marrëveshje. Të nesërmen, Izraeli dhe SHBA-ja nisën luftën ndaj Iranit.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, ka thënë për “Fox News” se presidenti ka vendosur t’i çojë dy emisarët në Pakistan “për të dëgjuar Iranin”.

“Sigurisht që kemi parë përparim nga pala iraniane ditëve të fundit”, ka thënë ajo duke mos ofruar detaje të tjera.

Që nga nisja e luftimeve në Iran, më shumë se 3300 persona kanë vdekur vetëm në këtë shtet. E gati 2500 kanë humbur jetën në Liban, në luftimet mes Izraelit dhe grupit militant Hezbollah.