Botë

Trumpi e vlerëson “të shkëlqyer” operacionin për kapjen e Maduros

Donald Trump

Foto: Associated Press

Presidenti amerikan, Donald Trump e ka pranuar se "shumë, shumë" kubanë janë vrarë gjatë operacionit ushtarak të cilin e ka quajtur "të shkëlqyer"  e në të cilin është kapur presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro.

Ai e ka bërë deklaratën gjatë një fjalimi para republikanëve në Washington të martën. 

Kuba ka thënë se 32 shtetas kubanë vdiqën kur trupat elitare amerikane sulmuan kompleksin e Maduros dhe gruas së tij, Cilia Flores, në Karakas të shtunën.

Ndërkohë, policia e armatosur rëndë është parë duke patrulluar rrugët e kryeqytetit të Venezuelës, Karakas, të martën, në një imazh të ndarë nga ministri i Brendshëm, Diosdado Cabello.

Në një video të ndarë në internet, forcat e sigurisë janë filmuar duke bërtitur "besnikë gjithmonë, tradhtarë kurrë".

E udhëheqësja e opozitës në mërgim e vendit, Maria Corina Machado, e ka përshkruar arrestimin e Maduros si "një hap të madh për njerëzimin, për lirinë dhe dinjitetin njerëzor".