Presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump, e ka nominuar Robert F Kennedy Jr për sekretar të Shëndetësisë.
Kennedy, që dikur kishte shprehur dyshime ndaj vaksinave anti-COVID, ishte kandidat për president të SHBA-së para se të dorëzohej e të përkrahte Trumpin.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGjatë kampanjës presidenciale, Kennedy pati bërë bujë me kritikat për vaksinat anti-COVID dhe imunizimin e fëmijëve. Ai pati thënë se ato vaksina lidhen me autizëm, edhe pse ka dëshmi të mjaftueshme se kjo s’është e vërtetë.
Në njoftimin e Trumpit në rrjetin e tij social “Truth”, ka thënë se ai do të luajë rol të rëndësishëm në “ringjalljen” e agjencive shëndetësore.
Nëse konfirmohet nga Senati, Kennedy do të jetë në udhëheqje të agjencisë që është përgjegjëse për mbrojtjen e shëndetit të amerikanëve dhe ofrimin e shërbimeve esenciale, sidomos për grupet e cenueshme. Ky departament udhëheq me 11 agjenci.
Kennedy është djali ish-prokurorit të përgjithshëm dhe senatorit Robert F Kennedy, dhe nipi i ish-presidentit John F Kennedy, që u vra më 1963.