Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Donald Trump, ka anuluar dërgimin e të dërguarve amerikanë, Steve Witkoff dhe Jared Kushner, në Pakistan për bisedime me Iranin, ka raportuar “Fox News” të shtunën.
Ndërkohë, delegacioni iranian është larguar nga Islamabadi pasi ka zhvilluar takime me zyrtarë pakistanezë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Nuk do të bëni fluturim 18-orësh për të shkuar atje. Ne i kemi të gjitha letrat. Ata mund të na telefonojnë kur të duan, por nuk do të bëni më fluturime 18-orëshe për të qëndruar duke folur për asgjë”, tregoi Trumpi se u ka thënë Witkoffit e Kushnerit.
Një ditë më parë, zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, kishte deklaruar se të dërguarit amerikanë do të udhëtonin drejt Pakistanit për të “dëgjuar palën iraniane”.