Në mes të tensioneve të shumta në Shtëpinë e Bardhë, presidenti amerikan Donald Trump e ka paralajmëruar Zelenskyn se vendi i tij është në rrezik të madh, dhe se Ukraina nuk është duke e fituar luftën, duke i bërë presion liderit ukrainas që të bëjë lëshime në marrëveshjen e armëpushimit.
E Zelensky duke dashur të ndërhynte është ndalur nga Trumpi që i ka thënë “jo, jo, ju keni folur shumë”. “Shteti yt është në telashe të mëdha”, i ka thënë Trumpi homologut ukrainas që miraton deklaratën.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Nuk do ta fitoni këtë, por keni shans të mirë të dilni mirë falë nesh”, ka shtuar tutje presidenti amerikan.
“Ju kemi dhënë përmes presidentit budalla(duke ju referuar ish presidentit Joe Biden) 350 miliardë dollarë, në pajisje ushtarake… nëse ju nuk do të kishit pajisjet e tona ushtarake kjo luftë do të përfundonte Brenda dy javësh”, ka thënë tutje Trumpi.