Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Trump thotë se tarifat ndaj Kinës mund të ulen

Donald Trump dhe Xi Jin Ping

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Donald Trump, ka deklaruar të enjten se tarifat amerikane për mallrat nga Kina mund të ulen, teksa zyrtarët më të lartë tregtarë nga të dy ekonomitë më të mëdha në botë pritet të zhvillojnë bisedime. 

“Nuk mund të shkojë më lart. Është në 145, kështu që e dimë se do të ulen”, ka thënë ai, tek iu ka referuar taksave të reja të importit prej 145% që janë vendosur ndaj Kinës. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Trumpi i bëri këto komente gjatë një aktiviteti ku u prezantua marrëveshje tarifore me Mbretërinë e Bashkuar, marrëveshja e parë që prej kur ai vendosi tarifa të larta për importet nga vende të ndryshme të botës, ka raportuar BBC.

Takimi që do të mbahet këtë fundjavë ndërmjet zyrtarëve amerikanë dhe kinezë në Zvicër është sinjali më i fortë deri më tani se të dy palët janë të gatshme të ulin tensionet e luftës tregtare që ka tronditur tregjet financiare.