Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka komentuar përsëri situatën në Gaza, duke thënë se “unë merrem shumë me Bibi Netanyahun” dhe se i ka thënë atij se “duhet ta zgjidhë këtë situatë më shpejt”.
Ai i ka bërë këto komente pas pyetjes së një gazetari gjatë kohës sa priste në takim me Presidentin e Koresë së Jugut Lee Jae-myung në Shtëpinë e Bardhë. Trump ka shtuar se askush nuk duhet të harrojë sulmet e Hamasit më 7 tetor ndaj Izraelit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTrump u ka thënë gazetarëve se do të ndodhë një shtytje diplomatike “shumë serioze” ndaj Gazës për t'i dhënë fund luftës dhe për të siguruar lirimin e pengjeve izraelite të mbajtura atje.
“Po i vjen fundi”, shtoi ai. “Mendoj se në dy deri në tre javët e ardhshme do të keni një përfundim mjaft bindës”.