Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë se nuk është duke këkruar ndryshim të regjimit në Iran.
Trumpi e ka bërë deklaratën dy ditë pasi e kishte hedhur për herë të parë idenë.
“Nuk e dua këtë. Do të doja të shihja që gjithçka po qetësohet sa më shpejt që të jetë e mundur”, u ka thënë Trumpi gazetarëve në Air Force One, teksa po udhëtonte për në Hagë, për të marrë pjesë në samitin e radhës të aleancës, raporton AP.
“Ndryshimi i regjimit kërkon kaos dhe idealisht, nuk duam të shohim kaq shumë kaos”, është shprehur Trumpi.
Gjatë fundjavës, Trumpi ka shkruar në llogarinë e tij në mediat sociale se "nëse regjimi aktual iranian nuk është në gjendje ta bëjë Iranin përsëri të madh, pse të mos ketë një ndryshim të regjimit???"
