Presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Donald Trump, është pritur me ovacione nga kolegët e tij republikanë në Washington sot, raporton "BBC". Ai ka folur para ligjvënësve republikanë.
“Është mirë të fitosh. Është gjithmonë bukur të fitosh”, ka thënë Trump.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi më pas hyri në detaje rreth fitores së tij “historike”, duke shtuar se ka marrë 7.1 milionë vota më tepër se kundërkandidatja Kamala Harris dhe i ka fituar të shtatë shtetet që njihet si “fushëbeteja”, e që zakonisht vendosin fituesin e zgjedhjeve në SHBA.
E kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, republikani Mike Johnson, e ka quajtur Trumpin një “mbret të rikthimit”.
Trump pas takimit me ligjvënësit republikanë u nis për te Shtëpia e Bardhë.
Ai do të takohet me presidentin në largim Joe Biden. Me të nuk është bashkëshortja Melania Trump.