Botë

Trump: Iranit ia hoqëm bombën nga duart

Donald Trump

Foto: Associated Press

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se nëpërmjet sulmit ndaj vendeve bërthamore të Iranit, iranianëve “ua ka marrë bombën nga duart”, ku tha se ata “do ta përdornin nëse do të mundnin”.

Duke i reaguar kongresistit Thomas Massie, që sulmet amerikane i cilësoi si “jokushtetuese”, Trump ka shkruar se ky kongresist “mendon që është politikë e mirë që Irani të ketë armë bërthamore të nivelit më të lartë, ndërsa në të njëjtën kohë bërtet ‘vdekje Amerikës’”.

“Ai është një forcë negative që pothuajse gjithmonë voton ‘Jo’, pavarësisht se sa e mirë mund të jetë. Ai mendon se është politikë e mirë që Irani të ketë armë bërthamore të nivelit më të lartë, ndërsa në të njëjtën kohë bërtet ‘Vdekje Amerikës’, në secilin rast që i jepet. Irani ka vrarë dhe gjymtuar mijëra amerikanë, dhe madje ka marrë kontrollin e Ambasadës Amerikës në Teheran nën Administratën Carter”, ka shkruar Trump në rrjetin Truth Social.

Presidenti amerikan ka shtuar se Massie duhet të fillojë ta vendosë SHBA-në të parën. Ai gjithashtu i falënderoi ushtarët “për punën e mrekullueshme që bënë mbrëmë”.

“Ishte vërtetë e veçantë. Bëjeni Amerikën sërish të madhe”, ka thënë Trump, duke përdorur sloganin e tij.

Lexo përditësimet tjera
Donald Trump

SHBA-ja godet Iranin

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë sulmuar tri objekte...