Presidenti i rrëzuar i Venezuelës, Nicolas Maduro kishte ardhur për herë të parë në pushtet në vitin 2013 kur vdiq paraardhësi i tij Hugo Chavez.
BBC-ja shkruan se Maduro ka qenë prej kohësh armik i Donald Trumpit për shkak të tri arsyeve kryesore.
Së pari, miliona njerëz janë larguar nga Venezuela që kur Maduro ka ardhur në pushtet, shumë prej të cilëve janë zhvendosur në SHBA.
Trumpi gjithashtu e ka akuzuar Maduron se është kreu i një organizate kriminale trafikimi. Diçka që Maduro e mohon.
SHBA-ja gjithashtu nuk beson se zgjedhjet e vitit 2024 në Venezuelë ishin të vërteta ose të drejta dhe kështu nuk e njeh Maduron si president.
Maduro është kapur bashkë me gruan e tij nga forcat amerikane të shtunën herët, në rezidencën e tij në Karakas.
Ai akuzohet për narko-terrorizëm, teksa të hënën ka dalë para gjyqit në Neë York, për seancën e parë dëgjimore, gjatë të cilit është deklaruar i pafajshëm.
Seanca e radhës ndaj tij do të mbahet më 17 mars.