Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Treni del nga shinat në Meksikë, 13 të vdekur e rreth 100 të lënduar

Treni

Të paktën 13 persona kanë humbur jetën dhe pothuajse 100 të tjerë janë lënduar si pasojë e daljes nga shinat të nje treni në rajonin juglindor të Oaxacas në Meksikë, ka bërë të ditur marina meksikane.

Treni, i cili po udhëtonte midis Gjirit të Meksikës dhe Oqeanit Paqësor, kishte 241 pasagjerë dhe nëntë anëtarë të ekuipazhit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Një total prej 98 personash janë lënduar, nga të cilët 36 po trajtohen në spital, ka thënë marina.

Treni ka dalë nga shinat ndërsa po kthehej në një kthesë pranë qytetit të Nizandës, kanë njoftuar autoritetet. Prokurori i Përgjithshëm i Meksikës konfirmoi se një hetim është duke u zhvilluar.

Presidentja meksikane, Claudia Sheinbaum, ka bërë të ditur se pesë nga të lënduarit janë në gjendje të rëndë.

Fotografitë nga vendi i aksidentit tregonin punonjësit e shpëtimit duke ndihmuar pasagjerët të zbrisnin nga treni, i cili kishte dalë nga shinat dhe pjesërisht ishte anuar nga një shkëmb.

Treni ndëroqeanik, i cili lidh portin e Paqësorit Salina Cruz me Coatzacoalcos në Bregun e Gjirit, kishte dy lokomotiva dhe katër vagona pasagjerësh, ka njoftuar marina. Marina e Meksikës operon rrjetin hekurudhor të vendit.