Disa persona kanë humbur jetën pasi një tren pasagjerësh doli nga shinat në jugperëndim të Gjermanisë, raporton agjencia e lajmeve “DPA”.
Policia gjermane ka raportuar se të paktën tre persona kanë humbur jetën në aksidentin që ndodhi pranë Riedlingenit në afërsi të Stuttgartit, transmeton "BBC". Thuhet se kishte pasur një stuhi në atë zonë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoRreth 100 persona ishin në tren kur të paktën dy vagonë dolën nga shinat në një zonë të pyllëzuar rreth orës 18:10 me kohë lokale. Raportohet për dhjetëra të lënduar.
Operatori “Deutsche Bahn” tha se nuk dihen arsyet e aksidentit. Dyshimet janë për rrëshqitje dheu.
Në imazhe shihen vagonët e kthyer anash dhe po ashtu drurë të rrëzuar.