Botë

“Tregoni pak turp”, ministri i Jashtëm iranian i reagon Merzit

Abbas Araghchi

Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, i ka reaguar kancelarit gjerman, Friedrich Merz, i cili deklaroi se “janë dëshmitarë të ditëve dhe javëve të fundit” të regjimit iranian.

Ministri i jashtëm iranian ka thënë se Gjermania nuk është shembulli më i mirë që mund të flasë për të drejtat e njeriut.

“Nga të gjitha qeveritë, ajo e Gjermanisë është më së paku e duhura që të flasë për të drejtat e njeriut.

“Arsyeja është e thjeshtë: Standardet e saj të dyfishta flagrante gjatë viteve të fundit kanë zhdukur çdo grimë besueshmërie. Na bëni nder, tregoni pak turp”, ka thënë ai.

Numri i të vdekurve nga shtypja e protestave kundër qeverisë në Iran tani dyshohet se është në mijëra, sipas korrespondentit të BBC Persian, Jiyar Gol, dhe një burimi që ka folur për agjencinë e lajmeve Reuters.

 

 Bashkimi Evropian ka paralajmëruar se do të vendosë shumë shpejt sanksione të reja ndaj autoriteteve përgjegjëse për “shtypjen” e protestave antiqeveritare në Iran, ka deklaruar presidentja e Komisionit Evropian.