Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Tre të zhdukur në një rrëshqitje dheu në Alpet zvicerane

Tre të zhdukur në një rrëshqitje dheu në Alpet zvicerane

Tre persona u zhdukën të shtunën pasi stuhitë masive dhe reshjet në juglindje të Zvicrës shkaktuan  rrëshqitje dheu, njoftuan autoritetet. 

Një grua u nxor e gjallë pasi kishte ngecur e bllokuar nga rrëshqitja e dheut në luginën alpine të Misoxit në Graubunden. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Një operacion shpëtimi për tre të tjerët është në vazhdim, raporton AP. 

Diku tjetër në Zvicër, destinacioni turistik i Zermattit në kantonin jugor Valais pranë malit ikonik Matterhorn mbetet i paarritshëm. 

Reshjet e dendura të shiut dhe shkrirja e borës kanë bërë që lumi Mattervispa të vërshojë e të dalë nga shtrati.

Hekurudha Matterhorn-Gotthard ndaloi operimet pa asnjë transport alternativ, njoftoi kompania hekurudhore në mediat sociale të shtunën në mëngjes. 

Autoritetet kanë paralajmëruar banorët që të shmangin pjesët e poshtme të shtëpive të tyre, duke përfshirë bodrumet, dhe të qëndrojnë larg lumenjve. Njerëzit gjithashtu u këshilluan të mos filmonin ose fotografonin përmbytjet për arsye sigurie.