Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Tre pacientë të vdekur nga shpërthimi i një zjarri në një spital në Hamburg

Hamburg

Foto: Associated Press

Tre pacientë kanë vdekur dhe shumë njerëz të tjerë janë lënduar nga shpërthimi i një zjarri gjatë natës të së shtunës në një spital në qytetin gjerman të Hamburgut, kanë bërë të ditur autoritetet të dielën.

Zjarrfikësit janë njoftuar për zjarrin në spitalin Marienkrankenhaus, pak pas mesnate, raporton AP.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Zjarri ka shpërthyer në një dhomë në repartin e geriatrisë në katin përdhes të ndërtesës dhe është përhapur në fasadën e katit sipër.

Departamenti i zjarrfikësve ka njoftuar se tre pacientë të rritur kanë vdekur dhe më shumë se 50 njerëz janë lënduar, ka raportuar agjencia gjermane e lajmeve dpa.

Një pjesë e spitalit duhej të evakuohej.

Pacientët e lënduar janë trajtuar në vetë spitalin ose në klinikat aty pranë.

Nuk dihet tani për tani se çka e ka shkaktuar zjarrin.