Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Tornadot para uraganit “Milton” shkaktuan vdekjen e 4 personave në jug të Floridas

Uragani Milton - shkaterrimet ne rrugen Hillsborough ne Tampa

Foto: Associated Press

Tornadot para uraganit “Milton” të mërkurën shkaktuan vdekjen e të paktën katër personave në qarkun St. Lucie në Florida, raporton agjencia “AP”. 

Para se “Milton” të arrinte në tokë, shirat e dendur dhe tornadot goditën pjesë të jugut të Floridas të mërkurën në mëngjes. Veçanërisht u godit Fort Pierce, ku i shkatërruan shtëpi e humbën jetën edhe disa qytetarë. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Katër persona humbën jetën nga tornadot atje, ka thënë Zyra e Sherifit të qarkut të St. Lucies. 

Rreth 125 shtëpi u shkatërruan para se të arrinte uragani, shumica prej tyre shtëpi të lëvizshme për të moshuar, ka thënë Kevin Guthrie, drejtor i Departamentit të Floridas për Menaxhim të Emergjencave. 

E guvernatori i Floridas, Ron DeSantis ka thënë se stuhia ka sjellë shumë dëme e shkatërrime. 

“Do të kuptojmë me kalimin e ditës përmasën e dëmeve”, ka thënë ai në një adresim për media. 

Uragani “Milton” që goditi si stuhi e kategorisë së tretë, të enjten u dobësua në stuhi të kategorisë së parë, por u paralajmërua se ende erërat janë të fuqishme.