Botë

Tjetër valë luftimesh Izrael – Iran

Iran - Izrael

Foto: Associated Press

Ushtria e Izraelit ka njoftuar të shtunën në mbrëmje se një valë e re sulmesh mes saj dhe Iranit është zhvilluar.

“Forcat e Mbrojtjes së Izraelit kanë identifikuar se Irani ka lëshuar raketa në drejtim të territorit të shtetit të Izraelit. Sistemet e mbrojtjes janë duke punuar për të ndalur kërcënimin”, thuhet në lajmërimin e fundit të Ushtrisë së Izraelit.

E televizioni publik iranian ka njoftuar se vala e re përfshin 100 raketa e dronë që tashmë janë nisur në drejtim të Izraelit.

Haifa dhe Tel-Avivi janë caqet kryesore, ka bërë të ditur televizioni iranian. E sipas raportimeve, shpërthime ka pasur në Izraelin verior. Është raportuar se ka edhe të lënduar.

Ndërkohë, vetë Ushtria e Izraelit ka thënë se përderisa po merret me mbrojtjen nga raketat e lëshuara nga Irani, po vazhdon sulmet ajrore në caqet ushtarake në Teheran.

Ndërkohë, sirena janë dëgjuar edhe në Amman, kryeqytet të Jordanisë. Jordania ka vendosur ta mbyllë hapësirën e vet ajrore.

 

 

 

 

Lexo përditësimet tjera
iran

Izraeli dhe Irani vazhdojnë sulmet për të dytën ditë

Të shtunën, për të dytën ditë, po vazhdojnë sulmet në Izrael dhe Iran. Të premten Izraeli...