Tetë persona, përfshirë tre fëmijë, kanë mbetur të vdekur në disa sulme ruse që kishin cak disa qytete në rajonin ukrainas të Dnipros, sipas një guvernatori rajonal.
Një raport zyrtar ka bërë të ditur se 25 persona kanë mbetur të plagosur si rezultat i sulmeve, raporton AP.
Dy objekte infrastrukturore dhe dy ndërtesa shumë-katëshe në Dnipro janë dëmtuar.
Ekipet e shpëtimit dhe të zjarrfikësve janë parë duke punuar në vendet kur kanë ndodhur shpërthimet të premten.
Forcat Ajrore të Ukrainës kanë thënë se forcat ruse kryen një sulm ajror të kombinuar me përdorimin e 22 raketave të llojeve të ndryshme dhe 14 dronëve Shahed gjatë natës.