Kërkimi për një grua indiane e cila u zhduk pasi trotuari iu shemb nën këmbë në Kuala Lumpur po vazhdon për të tetën ditë radhazi, ndërsa autoritetet kanë thënë se tani është “shumë e rrezikshme” për të vazhduar gërmimin.
Incidenti ka tronditur Malajzinë, me rreth 110 shpëtues që kanë punuar tërë javës në kërkim të 48-vjeçares, raportoi BBC.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPor, përveç njërës këpucë së gjetur në 17 orët e para të kërkimit, përpjekjet kanë qenë të pasuksesshme.
Dy zhytës janë futur të premten në kanalin e hapur, por janë përballur me rryma të forta uji dhe mbeturina, kanë thënë autoritetet.
Incidenti ka nxitur frikë e zemërim te qytetarët, të cilët kanë ngrehur pyetje se çfarë mund ta ketë shkaktuar shembjen. Zyrtarët kanë thënë se po punojnë për të përcaktuar shkakun.