Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Tërmet i fuqishëm në afërsi të bregdetit lindor rus

tërmet

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.4 ballë goditi të shtunën herët në afërsi të bregdetit lindor të rajonit Kamchatka të Rusisë, raportoi Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së, shkruan ABC News. Epiqendra e tërmetit ishte 111.7 kilometra në lindje të Petropavlovsk-Kamchatsky me një thellësi prej 39 km.

Nuk pati raportime për të lënduar ose dëme të mëdha.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sistemi i Paralajmërimit për Cunami i Paqësorit ka thënë se kishte kërcënim për një cunami të mundshëm nga tërmeti, por më vonë e hoqi njoftimin nga faqja e saj e internetit.

Agjencia Meteorologjike e Japonisë ka thënë se u lëshuan paralajmërime për zonat bregdetare në lidhje me një ndryshim të lehtë në nivelin e detit, por kjo do të thotë se mundësia e dëmeve është minimale.

Gadishulli Kamchatka i Rusisë u godit nga pesë tërmete të fuqishme - më i madhi me një magnitudë prej 7.4 ballë më 20 korrik të këtij viti.