Policia jugkoreane ka arrestuar një verikorean që kishte tentuar ta kalonte kufirin e të kthehej në Kore të Veriut me një autobus të vjedhur, raporton “BBC”.
Burri është kapur të martën në Urën e Unifikimit që ndanë dy Koretë. Ai kishte injoruar ushtarët që i kërkonin të ndalonte dhe përplasi autobusin në barrikada. Ai kishte ikur më herët nga Koreja e Veriut dhe synonte të kthehej.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMbi 34 mijë verikoreanë vlerësohet se kanë ikur për në Kore të Jugut që nga ndarja e gadishullit Korean mbi 70 vjet më parë. Është e rrallë që personat që ikin nga Koreja e Veriut tentojnë të kthehen.
Burri në të 30-at i tha policisë se dëshiron të kthehet në shtëpi pasi ka hasur në vështirësi në Kore të Jugut. Ai ishte larguar nga Koreja e Veriut rreth një dekadë më parë.
Kishte vjedhur një autobus rreth orës 1 me kohë lokale të martën nga një garazh në qytetin Paju dhe u kap rreth gjysmë ore më vonë.