Shtëpia shtetërore e Tennesseet ka përjashtuar dy politikanë demokratë, të cilët i prinë protestës për kontrollin e armëve që pamundësoi procedurat legjislative gjatë javës së kaluar. Dhoma e Përfaqësuesve, e drejtuar nga republikanët, në këtë shtet amerikan ka përjashtuar Justin Jones dhe Justin Pearson.
Mirëpo votimi dështoi edhe ndaj ligjvënëses së tretë demokrate, Gloria Johnson, e cila i ishte bashkuar protestës për kontrollin e armëve. Shtëpia shtetërore është përballur me protesta masive që prej vrasjeve në shkolla më 27 mars. Në këtë sulm u vranë gjashtë persona, përfshirë tre fëmijë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGrupi i ashtuquajtur “Treshja e Tenneessees” u ngrit në sallë dhe bërë thirrje për ashpërsimin e kontrollit të armëve. Dy demokratët kanë përdorur megafon ndërkaq sipas analistëve demokratja Johnson i ka shpëtuar përjashtimit për shkak se nuk përdori megafonin gjatë protestës së saj. Ndaj përjashtimit të tyre ka reaguar edhe presidenti Joe Biden, i cili ka thënë se është proces jodemokratik.