Pesë ushtarë janë plagosur të mërkurën në bazën ushtarake “Fort Stewart” në Georgia. Një person është arrestuar.
Baza është mbyllur pasi u njoftua për të shtënat me armë zjarri, në fazën zyrtare të bazës ushtarake.
Në njoftimin e bazës thuhej se i gjithë personeli në zonën e mbyllur duhet të qëndronte brenda dhe të mbylleshin dyert e dritaret.
Zyrtarët kanë thënë se nuk ka më rrezik për të tjerët pas arrestimit të të dyshuarit. Nuk dihet ende motivi i tij.
Kjo bazë ushtarakë stërvit dhe dislokon njësi aktive dhe rezervistë të ushtrisë.