Të paktën një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar në Tajlandën lindore të enjten, pasi një zjarr i madh shpërtheu në rezervuarët e depozitimit të gazit në një zonë industriale të vendit.
Zjarri në zonën industriale Mab Ta Phut u vë nën kontroll pas më shumë se gjashtë orësh prej kur filloi, raporton “Associated Press”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoZjarrfikësit kanë vlerësuar se duhen më shumë se 10 orë për ta shuar atë plotësisht.
Autoritetet e vendit kanë bërë të ditur se rreth 400 punëtorë dhe banorë janë evakuuar nga provinca ku ndodhi shpërthimi.
Hetimet për shkaqet e zjarrit po vazhdojnë dhe autoritetet kanë premtuar se do të zbatojnë masa për të parandaluar incidente të tilla.