Të paktën 73 persona kanë humbur jetën në aksionin ushtarak në meksikë për kapjen e liderit famëkeq të kartelit të drogës Gjenerata e Re e Jaliscos, kanë njoftuar autoritetet meksikane, raporton agjencia “AP”.
Numri i të vdekurve i publikuar nga zyrtarët e sigurisë përfshin forcat e sigurisë, anëtarë të dyshuar të kartelit dhe të tjerë. Zyrtarët nuk dhanë detaje dhe rrethanat e shumicës së vdekjeve ishin të paqarta.
Nemesio Oseguera Cervantes, i quajtur “El Mencho”, ishte shefi i një prej rrjeteve kriminale me rritjen më të shpejtë në Meksikë, i njohur për trafikimin e fentanylit, metamfetaminës dhe kokainës në Shtetet e Bashkuara dhe për organizimin e sulmeve të guximshme kundër zyrtarëve të qeverisë meksikane. Ai vdiq pas një shkëmbimi zjarri në shtetin e tij të lindjes, Jalisco, ndërsa ushtria meksikane po përpiqej ta kapte.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoOrganizata iu përgjigj vdekjes së Cervantesit me dhunë të përhapur, duke përfshirë bllokimin e rrugëve dhe djegien e automjeteve.
Sekretari i Mbrojtjes i Meksikës, Ricardo Trevilla, tha se lideri i kartelit dhe dy truprojat u larguan drejt një zone të pyllëzuar ku u plagosën rëndë në një përleshje me armë zjarri. Ata u morën në paraburgim dhe vdiqën gjatë rrugës për në Mexico City. Trevilla ka treguar se si është vëzhguar partnerja e "El Menchos", për ta gjetur vendndodhjen e bosit të drogës.
Në një vend tjetër në Jalisco, ushtarët vranë gjithashtu një tjetër anëtar të rangut të lartë të kartelit, për të cilin Trevilla tha se po koordinonte dhunën dhe po ofronte më shumë se 1,000 dollarë për çdo ushtar të vrarë.
Mes të vdekurve ishin 25 anëtarë të Gardës Kombëtare të Meksikës që u vranë në gjashtë sulme të veçanta, tha sekretari i Sigurisë Omar Garcia Harfuch.
Harfuch tha se rreth 30 të dyshuar kriminalë u vranë në Jalisco, dhe katër të tjerë u vranë në shtetin fqinj Michoacan. Gjithashtu u vranë një roje burgu dhe një agjent nga zyra e prokurorit të shtetit.
Ndërsa kërcënimi i dhunës qëndronte pezull, disa shtete meksikane anuluan shkollën të hënën, ndërsa qeveritë lokale dhe të huaja paralajmëruan qytetarët e tyre të qëndrojnë brenda.
Presidentja Claudia Sheinbaum bëri thirrje për qetësi dhe autoritetet thanë se të gjitha bllokadat e kartelit në rrugë në 20 shtete janë pastruar.
Shtëpia e Bardhë konfirmoi se SHBA-ja kishte ofruar mbështetje inteligjence për operacionin për kapjen e liderit të kartelit dhe përgëzoi ushtrinë e Meksikës për rrëzimin e një njeriu që ishte një nga kriminelët më të kërkuar në të dy vendet.
Meksika shpresonte se vdekja e një prej trafikantëve më të mëdhenj të fentanilit në botë do të lehtësonte presionin e administratës Trump për të bërë më shumë kundër karteleve, por shumë njerëz ishin në ankth ndërsa prisnin të shihnin reagimin e kartelit të fuqishëm.