Të paktën gjashtë persona kanë humbur jetën dhe tre të tjerë mbeten të zhdukur pas përmbytjes së një varke në lumin Jhelum në Kashmirin e kontrolluar nga India.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoShumica prej 15 pasagjerëve në varkë ishin fëmijë, raporton agjencia e lajmeve “Associated Press”.
Litari që e drejtonte varkën përtej lumit u këput si pasojë e fuqisë së rrjedhës së ujit, duke e përmbytur varkën.
Shirat e dendur të ditëve të fundit, kanë çuar në rritjen e nivelit të ujit në lum.
Aksidentet me varkë janë të zakonshme në Indi, ku shumë prej tyre mbipopullohen apo kanë pajisje të papërshtatshme sigurie.
Vitin e kaluar, 22 persona humbën jetën kur një varkë me më shumë se 30 pasagjerë u përmbyt pranë një plazhi në shtetin Kerala në Indinë jugore.