Botë

Të paktën 40 të vrarë në Gazë, Izraeli urdhëron evakuime të reja

Gaza

Foto: Associated Press

Forcat izraelite kanë vrarë të paktën 40 palestinezë në Gazë dhe kanë urdhëruan evakuime të reja të martën, kanë bërë të ditur mjekët vendas dhe banorët.

Sulmet e reja kanë ndodhur menjëherë pasi Izraeli dhe Irani kanë rënë dakord për një armëpushim në luftën e tyre gati dyjavore ajrore, raporton Reuters.

Marrëveshja Izrael-Iran e shpallur nga presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka ngjallur shpresat midis palestinezëve për t'i dhënë fund më shumë se 20 muajsh lufte në Gazë, e cila ka shkatërruar gjerësisht territorin dhe ka zhvendosur shumicën e banorëve.

Marwan Abu Naser, nga Spitali Al-Awda në Nuseirat në Gazën qendrore, ka thënë se kishte marrë 19 të vdekur dhe 146 të plagosur nga turmat që përpiqeshin të arrinin në një qendër shpërndarjeje ndihmash të Fondacionit Humanitar të Gazës, të mbështetur nga SHBA-ja.

Abu Naser i ka thënë Reuters se viktimat ishin pasojë e të shtënave me armë zjarri.

Ndërkaq, ushtria izraelite ka thënë se një grumbullim gjatë natës u identifikua ngjitur me forcat që vepronin në Korridorin qendror Netzarim të Gazës dhe se po shqyrtonte raportet për viktima.

Kamionët e ndihmës së OKB-së që hyjnë në Gazë përdorin gjithashtu rrugët e zonës dhe palestinezët kanë raportuar në ditët e fundit vrasje njerëzish nga zjarri izraelit ndërsa prisnin në anë të rrugëve për të marrë çanta me miell nga kamionët.

Izraeli ka kanalizuar pjesën më të madhe të ndihmës që lejon në Gaza.