Të paktën 31 persona janë vrarë nga sulmet izraelite në Liban, pasi Hezbollahu ndërmori një sulm ndaj Izraelit, ndërsa konflikti është zgjeruar me përfshirje të milicive të mbështetura nga Irani në Lindje të Mesme.
Irani lëshoi raketa drejt Izraelit dhe disa shteteve arabe të hënën, duke thelluar përshkallëzimin e luftës. Hezbollahu kreu një sulm ndaj Izraelit, i cili u kundërpërgjigj me bombardime në Liban, ndërsa Shtetet e Bashkuara të Amerikës goditën objektiva në territorin iranian, shkruan AP.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTeksa sulmet ajrore amerikane dhe izraelite vazhdonin, zyrtari i lartë iranian i sigurisë, Ali Larijani, deklaroi në rrjetin social X se “nuk do të negociojmë me Shtetet e Bashkuara”.
Presidenti amerikan, Donald Trump, i cili një ditë më parë kishte inkurajuar iranianët “të marrin në dorë” qeverinë e tyre, sinjalizoi të dielën se është i hapur për dialog me udhëheqjen e re të Iranit.
Ndërkohë, ministri i Jashtëm i Iranit sugjeroi më herët se disa njësi ushtarake po vepronin në mënyrë të pavarur nga kontrolli qendror i qeverisë, pasi u pyet për sulmet ndaj vendeve arabe, të cilat në të kaluarën kanë shërbyer si ndërmjetës për Teheranin.
Sipas autoriteteve iraniane, mbi 200 persona janë vrarë që nga fillimi i sulmeve, përfshirë udhëheqësin Suprem të Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, dhe drejtues të tjerë të lartë.