Të paktën 22 persona kanë humbur jetën dhe 16 të tjerë janë lënduar pasi dy ndërtesa u shembën në qytetin maroken Fez.
Sipas zyrtarëve lokal, në ndërtesat e banimit katërkatëshe që u shembën jetonin tetë familje.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDisa media marokene raportojnë se ndërtesat, ishin të dëmtuara për disa vite dhe se kishin treguar shenja përkeqësimi për vite me radhë.
Një operacion kërkim-shpëtimi është duke vazhduar për të gjetur këdo që mund të jetë ende i bllokuar nën rrënoja. Banorët e ndërtesave aty pranë janë evakuuar si masë parandaluese, raportojnë mediat shtetërore.
Nuk është e qartë se çfarë e shkaktoi shembjen ose se sa njerëz vazhdojnë të rezultojnë të zhdukur.
Fez, është një nga qytetet më të vjetra të vendit të Afrikës së Veriut, me pjesë që datojnë që nga shekulli i 8-të, si dhe i treti për nga popullimi.
VIDEO:
🔥At least 19 dead, 16 injured after two four-storey buildings collapse in Moroccan City of Fes #Fes #Marocco https://t.co/0NqSqCej3A pic.twitter.com/1If4YXZQ9a https://t.co/gv5teGkE2P
📌The buildings were inhabited by eight families and were in the Al-Mustaqbal…