Agjencia e Mbrojtjes Civile ka njoftuar të martën se sulmet izraelite kanë vrarë të paktën 20 palestinezë në Rripin e Gazës, teksa Ushtria e Izraelit ka zgjeruar operacionet tokësore në qytetin qendror të Deir al-Balah, ka raportuar AFP.
Zëdhënësi i agjencisë, Mahmud Bassal, ka thënë për AFP-në se sulmet izraelite mbi kampin al-Shati në perëndim të qytetit të Gazës kanë lënë të vrarë të paktën 13 persona dhe kanë plagosur më shumë se 50 të tjerë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoShumica dërrmuese e popullatës palestineze është shpërngulur të paktën një herë gjatë 21-muajve të konfliktit dhe se kampi al-Shati, në bregdetin mesdhetar, ka strehuar mijëra persona të zhvendosur nga veriu i enklavës.
Bassal ka bërë të ditur se dy persona të tjerë kanë humbur jetën në Deir al-Balah, ku shtabi ushtarak i Izraelit pati njoftuar se do të zgjeronte operacionet tokësore, duke urdhëruar paraprakisht evakuimin e pjesës më të madhe të zonës.
Zyra e Kombeve të Bashkuara për Koordinimin e Çështjeve Humanitare (OCHA) ka vlerësuar se ndërmjet 50,000 dhe 80,000 njerëz po jetonin në këtë zonë, e cila deri më tani ishte konsideruar relativisht e sigurt. Rreth 30,000 prej tyre po qëndronin nëpër qendra strehimi për të zhvendosurit.
Në OCHA kanë njoftuar se pothuajse 88 për qind e të gjithë Rripit të Gazës tanimë ndodhet ose nën urdhra evakuimi, ose brenda zonave të militarizuara nga Izraeli, duke e detyruar popullsinë prej 2.4 milionë banorësh të grumbullohet në hapësira gjithnjë e më të ngushta.