Sulmet ajrore izraelite vranë të paktën 14 persona në Rripin e Gazës, thanë zyrtarët shëndetësor të premten, teksa Hamasi po shqyrton një propozim të ri për armëpushim të miratuar nga Izraeli, ka njoftuar Associated Press.
I dërguari i presidentit Donald Trump në Lindjen e Mesme, Steve Witkoff kishte shprehur optimizëm këtë javë për ndërmjetësimin e një marrëveshjeje që mund të ndalonte luftën Izrael-Hamas, të lejonte më shumë ndihmë në Gaza dhe të kthente më shumë nga 58 pengjet që mbahen ende nga Hamasi, rreth një e treta e të cilëve besohet se janë gjallë.
Ekspertët thonë se një bllokadë gati tremujore izraelite në Gazë - e lehtësuar paksa ditët e fundit - e ka çuar popullsinë prej rreth 2 milionë palestinezësh në prag të urisë.
Lufta e Izraelit në Gaza ka vrarë rreth 54.000 palestinezë, kryesisht gra dhe fëmijë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Gazës, e cila nuk bën dallim midis civilëve dhe luftëtarëve në numrin e saj. Lufta filloi me sulmin e Hamasit më 7 tetor 2023 ndaj Izraelit, i cili la rreth 1.200 të vdekur.