Të paktën 13 persona janë vrarë dhe dhjetëra janë plagosur në një sulm ajror rus në Zaporizhzhia të mërkurën, sipas presidentit të Ukrainës.
Volodymyr Zelensky ka paralajmëruar se numri i viktimave mund të rritet, raporton AP.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKreu i rajonit raportoi sulmin në faqen e tij në Telegram, duke shtuar se operacionet e shpëtimit po vazhdojnë.
Pak minuta para sulmit, ai ka paralajmëruar për kërcënimin e "raketave me shpejtësi të lartë" dhe "bombave rrëshqitëse" që do të hidheshin në rajonin e Zaporizhzhias.
Ai ka thënë pasditen e së mërkurës se Rusia kishte në shënjestër Zaporizhzhian me bomba rrëshqitëse, teksa më pas, të paktën dy bomba goditën ndërtesat e banimit.