Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Të paktën 12 të lënduar në një sulm me thikë në Hamburg

Të paktën 12 të plagosur në një sulm me thikë në Hamburg

Të paktën 12 persona u lënduan në një sulm me thikë në stacionin qendror hekurudhor në Hamburg të premten në mbrëmje, raportoi gazeta gjermane Bild.  

Policia lokale konfirmoi se ka arrestuar një grua 39-vjeçare si të dyshuar, raporton Reuters.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Tre persona janë në gjendje kritike, tre të tjerë janë lënduar rëndë dhe gjashtë persona kanë pësuar lëndime të lehta, raportoi Bild, duke thënë se motivi i sulmit ishte i paqartë deri më tani.

Stacioni hekurdhor i Hamburgut është prej qendrave të transportit me më së shumti qarkullim. Ka 550 mijë udhëtarë për çdo ditë. 

Muajve të fundit, Gjermania vazhdimisht është tronditur nga sulme të ngjashme