Të paktën 100 persona kanë mbetur të vdekur në Nepal si pasojë e përmbytjeve të mëdha dhe rrëshqitjeve të dheut, kanë raportuar zyrtarët.
Dhjetëra të tjerë janë zhdukur të dielën pas dy ditësh të reshjeve intensive, të cilat kanë përmbytur luginën rreth kryeqytetit Katmandu, raporton BBC.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMijëra shtëpi pranë lumenjve janë përmbytur dhe shumë autostrada janë bllokuar.
Pavarësisht parashikimit të reshjeve që do të vazhdojnë edhe të martën, të dielën ka pasur shenja lehtësimi.
Deri më tani, më shumë se 3,000 njerëz janë shpëtuar sipas një zëdhënësi të qeverisë.
Por përmbytjet e shpejta, së bashku me rrëshqitjet e dheut, kanë shkaktuar shumë vdekje.
Pesë persona, përfshirë një grua shtatzënë dhe një vajzë katërvjeçare, vdiqën kur një shtëpi u shemb nga një rrëshqitje dheu në qytetin Bhaktapur, në lindje të Katmandu, raportojnë mediat shtetërore.
Gjashtë futbollistë vdiqën gjithashtu në një rrëshqitje dheu në një qendër stërvitore të operuar nga Shoqata e Futbollit në Makwanpur, në jug-perëndim të kryeqytetit.