Botë

Synimi i Trumpit për Grenlandën pushton ballinat e mediave në Rusi

Donald Trump

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka publikuar të martën në "Truth Social" një fotografi të gjeneruar me AI ku duket duke vendosur flamurin amerikan në Grenlandë

Synimi i presidentit amerikan, Donald Trump, për të marrë kontrollin e ishullit më të madh të botës, Grenlandës, është bërë titulli kryesor në mediat ruse. 

Tabloidi Moskovsky Komsomolets paraqet një ilustrim tallës të Trumpit, Rubios dhe Vance duke ngritur një flamur amerikan në ishull, një imazh që presidenti i SHBA-së e ka postuar edhe online.

“...Trump dhe bashkëpunëtorët e tij janë gati të pushtojnë Grenlandën”, shkruan gazeta, raporton BBC.

“Për momentin, vetëm në rrjetet sociale, por hapi i parë është ai që ka rëndësi”, thuhet më tej në tabloid.

Në Komsomolskaya Pravda (e cila publikon të njëjtën figurë), ambasadori i Rusisë në Danimarkë parashikon se “besimi në unitetin e NATO-s do të zbehet. Edhe tani, aleanca e NATO-s nuk është një grup muskëtierësh ku të gjithë janë për njërin dhe njëri për të gjithë.”

Arguments and Facts ka botuar një skicë mbresëlënëse të Donald Trumpit me një hartë gjigante të Grenlandës mbi kokë, si një kapelë.

“Ideja që Amerika të aneksojë ishullin më të madh në botë është ngulitur fort në kokën e Donald Trumpit?”, përfundon gazeta.

“Në historinë amerikane, marrja e territoreve nuk është diçka e re”, komenton senatori rus Konstantin Kosachev. 

Por, vazhdon ai, “imponimi i një transaksioni të tillë është absolutisht i paligjshëm. Kjo është shkelje e sovranitetit të Danimarkës dhe Grenlandës, shkelje e frymës të së drejtës ndërkombëtare…”

“Ndoshta vetë presidenti amerikan ende nuk e kupton se ku qëndrojnë kufijtë e së mundshmes dhe po i teston ato”, ka shtuar ai.

Lexo përditësimet tjera
Donald Trump

Trumpi rrugës për në Davos të Zvicrës, Grenlanda kryetemë në takimet e tij me liderë

Presidenti amerikan, Donald Trump, është rrugës për në Forumin Ekonomik Botëror në Zvicër, pasi avioni i...