Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Sulmohet fizikisht kryeministrja e Danimarkës

Mette Frederiksen

Kryeministrja e Danimarkës, Mette Frederiksen, është sulmuar fizikisht të premten në mbrëmje në Kopenhagë, ka konfirmuar zyra e saj, shkruan “The Telegraph”.

Frederiksen u sulmua nga një burrë në sheshin publik Kultorvet në qendër të kryeqytetit danez, raportuan mediat lokale.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Zyra e kryeministres ka thënë se ajo mbeti “e tronditur” pas sulmit. Është e paqartë nëse ka pësuar lëndime.

Policia daneze arrestoi një të dyshuar dhe konfirmoi incidentin për “Jyllands-Posten”, por nuk dha koment të mëtejshëm.

Frederiksen kohët e fundit ka bërë fushatë me partinë e saj përpara zgjedhjeve të Parlamentit Evropian të dielën.

Zgjedhjet janë dominuar nga rritja e së djathtës ekstreme.

Evika Siliņa, kryeministrja e Letonisë, në “X” shprehu tronditjen për sulmin.

Magnus Heunicke, ministri danez i Mjedisit, e quajti sulmin “të shëmtuar dhe të papranueshëm”.

Sulmi është dënuar edhe nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e kryeministri Albin Kurti.

Vetëm disa javë më parë, kryeministri i Sllovakisë, Robert Fico, u plagos rëndë nga një person.

Frederiksen është politikane daneze e cila ka qenë kryeministre e Danimarkës që nga qershori 2019 dhe lidere e socialdemokratëve që nga qershori 2015.