Tre anëtarë të shërbimit amerikan janë vrarë në aksion, ka bërë të ditur Komanda Qendrore e SHBA-së (Centcom).
Ata janë viktimat e para që kur SHBA-ja ka filluar të sulmojë Iranin të shtunën.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPesë të tjerë janë "plagosur rëndë", thotë ushtria amerikane.
Emrat e tre ushtarëve të rënë nuk do të publikohen deri 24 orë pasi familjet e tyre të jenë njoftuar, ka shtuar Centcom.
Teksa njoftonte operacionin amerikan kundër Iranit, presidenti Trump ka paralajmëruar se ishte e mundur që SHBA-ja të pësonte viktima.
Komanda Qendrore Amerikane po ashtu ka thënë se aeroplanmbajtësja “USS Abraham Lincoln” nuk është goditur nga raketat iraniane.
Garda Revolucionare e Iranit (IRGC) tha më parë se kishte goditur një aeroplanmbajtëse me raketa balistike.
“Raketat e lëshuar as që iu afruan”, tha Centcom.
Po ashtu Centcom tha se ka fundosur një anije luftarake amerikane.