Sulmet ajrore të Izraelit në Gaza në orët e hershme të së enjtes kanë lënë të vdekur një familje 6-anëtarëshe dhe zëdhënësin e grupit militant palestinez, Hamas, transmeton agjencia e lajmeve AP.
Një sulm goditi tendën ku zëdhënësi i Hamasit, Abdel-Latif al-Qanoua, po qëndronte në zonën e Jabaliyas në veri të Gazës, duke e vrarë atë, bazuar në njoftimin e zyrtarëve të tjerë të grupit militant.
E sulmi tjetër afër qytetit të Gazës ka lënë të vdekur katër fëmijë dhe prindërit e tyre, sipas shërbimit emergjent të Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoIzraeli i ka dhënë fund armëpushimit me Hamasin javën e kaluar, duke filluar fushatë të re ushtarake që ka vrarë me qindra palestinezë. Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, është zotuar se do ta përshkallëzojë më tutje ofensivën, nëse Hamasi nuk liron pengjet, çarmatoset dhe largohet nga territori.
Hamasi ka thënë se do t’i lirojë 59 pengjet e mbetura – 24 prej të cilëve besohet se janë akoma gjallë – në këmbim të një armëpushimi afatgjatë dhe tërheqjeje të plotë të ushtarëve izraelitë.