Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Sulmet ajrore turke vrasin 17 militantë kurdë në Irakun verior

Turqi

Ushtria turke kreu sulme ajrore në Irakun verior dhe “neutralizoi” 17 anëtarë të Partisë së jashtëligjshme të Punëtorëve të Kurdistanit (PKK),  ka njoftuar  të hënën ministria e Mbrojtjes.

Turqia, e cila zakonisht përdor termin neutralizuar për të nënkuptuar të vrarë, ka kryer një operacion ndërkufitar të quajtur “Claw-Lock” në Irak si pjesë e ofensivës së saj kundër militantëve të PKK.-së, raporton Reuters.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

PKK, e cila ka zhvilluar një kryengritje kundër shtetit turk që nga viti 1984, është cilësuar si organizatë terroriste nga Turqia, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

Turqia gjithashtu ka nisur inkursione ushtarake në Siri kundër milicisë kurde YPG, duke e konsideruar atë si një krah të PKK-së.