Dy fëmijë janë vrarë dhe 17 persona kanë pësuar lëndime pasi një i armatosur ka sulmuar brenda një shkolle katolike amerikane në Minneapolis.
Më pas, sulmuesi ka vrarë edhe veten.
Sipas policisë, sulmuesi kishte tri armë me vete dhe ai kishte shtënë përmes dritareve të shkollës në drejtim të fëmijëve.
Dy fëmijët e vrarë ishin të moshave 8 dhe 10 vjeç. Dy fëmijë të tjerë të plagosur janë në gjendje kritike, raportoi AP.
Përveç policisë, në vendngjarje ka dalë edhe FBI-ja.