Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Sulm me bombë në treg në Siri, të paktën shtatë të vdekur

Sulm me bombe ne treg ne Siri

Të paktën shtatë persona kanë humbur jetën në një sulm me bombë në treg në veri të Sirisë, raporton “BBC”.

Në sulmin që ndodhi të dielën në qytetin Azaz në provincën Aleppo, u lënduan dhe disa persona tjerë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Është e paqartë se kush e kreu sulmin në qytetin që drejtohet nga milicia pro-turke që e lufton presidentin sirian Bashar al-Assad.

Grupet pro-turke kontrollojnë pjesë të mëdha të territorit në Siri përgjatë kufirit mes dy shteteve.

Kur shpërtheu bomba, e cila ishte e vendosur në një veturë, tregu ishte i ngarkuar me blerës që po blinin rroba të reja për fëmijët e tyre para festës së Fitër Bajramit.

“Helmetat e Bardha”, një grup i vullnetarëve që punojnë në Siri, ka njoftuar se dy fëmijë janë në mesin e viktimave.

Në xhirime janë parë trupa të shtrirë në tokë, ndërtesa të dëmtuara dhe një veturë duke u djegur.