Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Sulm masiv në Dnipro, disa të vdekur

dnipro

Katër persona janë vrarë dhe 21 të tjerë janë lënduar nga një sulm masiv me dronë në qendër të qytetit ukrainas, Dnipro.

Kreu i Dnipros, Serhiy Lysak, ka thënë se një kompleks dhe disa ndërtesa banimi janë shkatërruar pas sulmit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ai ka shtuar se “armiku ka lëshuar mbi 20 dronë” në qytet.

Gjatë natës, sirenat janë lëshuar në disa rajone në Ukrainë, përfshirë në kryeqytet, dhe nuk dihet ende nëse ka pasur sulme të tjera, raportoi BBC. 

Ndërkohë, Ministria e Mbrojtjes e Rusisë ka thënë se tre dronë ukrainas janë penguar dhe rrëzuar në rajonin e Belgorodit.

Në një video të premten, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky sërish ka akuzuar Rusinë se po shënjestron infrastrukturën energjetike ukrainase – në shkelje të një memorandumi të përkohshëm të nënshkruar në fillim të muajit.

Moska po ashtu vazhdimisht ka akuzuar Ukrainën se po sulmon sektorin energjetik të Rusisë.