Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

Presidenti amerikan, Donald Trump është larguar me nxitim nga Darka e Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë të shtunën në mbrëmje, pasi janë dëgjuar të shtëna me armë.  

Trumpi ka thënë pas rastit se personi i armatosur me shumë armë është kapur nga Shërbimi Sekret.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ndërkaq një oficer i Shërbimit Sekret është qëlluar nga një distancë shumë e afërt, por është shpëtuar nga jeleku i tij antiplumb.

Presidenti ka ndarë një fotografi të personit të dyshuar për të shtënat dhe pamje të asaj që duket të jetë fillimi i të shtënave.

I dyshuari është identifikuar si Cole Tomas Allen, 31 vjeç, nga Torrance, Kaliforni, raportojnë mediat amerikane dhe ai do të dalë para gjykatës të hënën.

Mediat kanë publikuar pamje të momentit kur dëgjohen të shtënat dhe kaosit që krijohet teksa Shërbimi Sekret largon shpejt nga aty Trumpin dhe Zonjën e Parë, Melania Trump.

Trumpi u ka thënë gazetarëve pas ngjarjes se "nuk mund të imagjinonte shumë profesione më të rrezikshme", ndërsa reflektonte mbi disa përpjekje për të shtëna afër tij gjatë viteve të fundit.

I pyetur nga gazetarërt se cili ishte mesazhi i tij për botën pas këtij sulmi, ai ka thënë se asnjë vend në botë nuk është imun ndaj dhunës politike. 


 

I arrestuari për të shtëna në darkën e Shtëpisë së Bardhë, mësues dhe zhvillues lojërash

1 o. më parë / 26 pri 2026 08:20
Donald Trump

Personi i dyshuar që sulmoi një pikë sigurie gjatë Darkës së Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë, duke detyruar presidentin Donald Trump të evakuohej, është identifikuar si Cole Tomas Allen, raporton CNN.

Burri 31-vjeçar nga Kalifornia ka studiuar inxhinieri dhe është i diplomuar në Institutin e Teknologjisë së Kalifornisë (Caltech). Sipas të dhënave publike, i dyshuari ka punuar si mësues dhe zhvillues i video-lojërave në Kaliforninë Jugore.

Dyshohet se ai ishte mysafir në hotelin Washington Hilton ku po zhvillohej ngjarja, dhe policia ka “siguruar një dhomë” për të parë se çfarë ndodhet brenda, tha shefi në detyrë i policisë së DC, Jeffrey Carroll.

Carroll tha gjithashtu se i dyshuari ishte i armatosur me një pushkë gjahu, një pistoletë dhe disa thika, dhe ka “shkëmbyer zjarr” me forcat e rendit kur u ndalua dhe u arrestua.

Një foto e publikuar në faqen Truth Social të Trumpit, që duket se tregon momentet pas arrestimit, e paraqet të dyshuarin në tokë me duart pas shpine.

Autoritetet thanë se i dyshuari nuk ishte goditur nga plumbat, por u dërgua në spital për kontroll dhe trajtim. Një agjent i plagosur i Shërbimit Sekret gjithashtu u dërgua në spital, tha kryetarja e bashkisë së Washington DC, Muriel Bowser.

I dyshuari do të paraqitet në gjykatë të hënën dhe përballet me dy akuza: përdorim i armës së zjarrit gjatë një krimi të dhunshëm dhe sulm ndaj një zyrtari federal me armë të rrezikshme, tha prokurorja Jeanine Pirro.

Shefi i policisë së DC tha se i dyshuari duket të ketë vepruar i vetëm, ndërsa presidenti Trump theksoi se ekipi i tij i sigurisë nuk kishte dijeni për ndonjë kërcënim para darkës së së shtunës.

Drejtori i FBI-së, Kash Patel, tha se hetuesit do të shqyrtojnë “me hollësi” të kaluarën e të dyshuarit.

Sulmi i së shtunës në të njëjtin vend ku u bë atentati ndaj Reaganit në vitin 1981

2 o. më parë / 26 pri 2026 08:00
Regan

Sulmi i së shtunës me armë zjarri gjatë darkës së korrespodentëve në Shtëpinë e Bardhë  ka ndodhur në Washington Hilton në Connecticut Avenue - i njëjti hotel në të cilin Ronald Reagan është qëlluar dhe plagosur në vitin 1981.

Ky sulm kishte ndodhur më 30 mars 1981, kur fajtori, John Hinckley Jr, kishte qëlluar mbi Reagan ndërsa ai po kthehej në limuzinën e tij pas një fjalimi brenda hotelit.

Reagan ka mbijetuar, por ishte plagosur rëndë nga një plumb që i kishte thyer një brinjë dhe i kishte shpuar njërën nga mushkëritë.

Sekretari i Shtypit i Shtëpisë së Bardhë, James Brady, ishte plagosur në të njëjtin incident, si dhe një agjent i Shërbimit Sekret dhe një oficer lokal i Departamentit të Policisë Metropolitane.

Brady kishte pësuar dëmtime në tru gjatë incidentit dhe ka mbetur i paaftë për pjesën tjetër të jetës së tij.

Hinckley u shpall i pafajshëm për shkak të gjendjes së çmendur, por u mbyll në një pjesë të sigurisë së lartë të Spitalit St Elizabeth të Uashingtonit deri në daljen nga spitali në vitin 2016.

Një pllakë përkujtimore ende përkujton vendin e të shtënave pranë hotelit.