Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Stuhia godet Floridan dhe Georgian, raportohet për një të vdekur

Stuhia

Stuhia “Helene”, e cila po konsiderohet si një nga më të fuqishmet në historinë e SHBA-së ka goditur Floridan dhe Georgian të premten.

Stuhia ka shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike për mbi 1 milion konsumatorë dhe përmbytje të mëdha në disa zona. 
Deri më tani është raportuar për një të vdekur por zyrtarët druhen se mund të ketë shumë viktima.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Helene” është uragani i 14-të më i fuqishëm që ka goditur kudo në Shtetet e Bashkuara dhe është i shtati më i fuqishmi që godet Floridan, sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare e Uraganeve. 

Guvernatori i Floridës, Ron DeSantis, ka thënë se viktima e lidhur me  stuhinë “Helene” ishte një shofer makine, raporton Reuters.  

Sipas DeSantisit, vendi duhet të jetë i përgatitur për më shumë viktima. Stuhia ka goditur pjesë të Floridës, Georgias, Karolinës së Jugut, Karolinës së Veriut qendrore dhe perëndimore dhe pjesëve të Tenesit.