Kryeministri britanik Keir Starmer po përballet me presion të shtuar politik, pasi Partia Laburiste pësoi humbje të konsiderueshme në zgjedhjet lokale dhe rajonale në Mbretërinë e Bashkuar.
Rezultatet zgjedhore kanë nxitur kritika brenda partisë, me disa deputetë dhe figura të Laburistëve që kanë kërkuar ndryshime në qasjen politike të qeverisë dhe një fokus më të madh në çështjet ekonomike dhe sociale që preokupojnë votuesit.
Humbjet janë parë si sinjal pakënaqësie ndaj qeverisjes së deritanishme, gati dy vjet pasi Starmeri u emërua kryeministër.
Analistët politikë vlerësojnë se rezultati mund ta dobësojë pozitën e Starmerit brenda partisë dhe t’i rrisë tensionet në prag të sfidave të reja politike dhe ekonomike në vend.
Nga ana tjetër, kundërshtarët politikë kanë përdorur rezultatin për të argumentuar se Laburistët po humbin mbështetjen në zona kyçe elektorale.
Pavarësisht kritikave, Starmeri ka insistuar se nuk do të japë dorëheqje dhe se qeveria do të vazhdojë me agjendën e saj reformuese dhe ka bërë thirrje për unitet brenda partisë.
-
Si do të zgjidhet pasardhësi i Starmerit pas dorëheqjes së tij
-
Starmer jep dorëheqjen si kryeministër i Britanisë dhe si kryetar i Partisë Laburiste
-
Starmer pritet të dorëhiqet të hënën nga posti i kryeministrit britanik
-
Blairi i kërkon Starmerit afrim me Trumpin: Rrezikojmë të mbesim jashtë “ligës së kombeve kryesore”
-
Starmeri vazhdon të këmbëngulë në vazhdimin e qeverisjes